Partenaires

CNRS


Rechercher


Accueil > Ouvrages > Dernières parutions (2016-2017)

Të emërtosh dhe të klasifikosh në Ballkan (2015)

Gilles de Rapper, Pierre Sintès (dir.). Tirana, Fjala publishing, 2015, 480 p.

(Titre original : Nommer et classer dans les Balkans - 2008, traduction par Artan Puto).

(ISBN : 978-9928-176-07-3)

JPEG - 57.7 ko

Ky libër shqyrton procesin e emërtimit të vendeve dhe popullsive në Ballkanin e ditëve të sotme. Përgjatë dy dekadave të fundit, vendeve të rajonit u kanë dale përpara sfida që kanë të bëjnë me emërtimet kolektive : nevoja për të emërtuar shtetet e reja të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë, afirmimi identitar i minoriteteve etnike apo kombëtare, si edhe dalja në skenë e kategorive të reja të popullsisë. Duke filluar nga Rumania e deri në Greqi, nga Turqia e deri në Kroaci, tekstet e përfshira në këtë libër synojnë të shpjegojnë këto procese në kontekstin ballkanik. Katër janë temat kryesore që kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve në këtë libër : emërtimi i “vllehëve”, që janë një popullsi e shpërndarë në krejt gadishullin, por që është e lëvizshme dhe e vështirë për t’u dalluar ; emërtimi i grupeve minoritare ose të dala nga gjiri i emigracionit në Greqi ; politikat toponimike të përpunuara në shekujt XIX dhe XX në vendet e rajonit ; nocioni i autoktonisë dhe artikulimi i tij përmes emërtimit të vendeve dhe grupeve të njerëzve.